Fier, makina qëllohet me breshëri automatiku

33

Një makinë është sulmuar me breshëri automatiku gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa makina ishte parkuar pranë një karburanti në zonën e njohur si Zhupan. Fatmirësisht në makinë nuk kishte persona.

Ndërsa paraprakisht mësohet se drejt saj është qëlluar me 9 plumba. Punonjësit e karburantit kanë menduar se kanë qenë fishekzjarrë.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka nisur hetimet.