Ballina Aktualitet Fier, kryeministri Rama publikon foton paraprake të takimit

Fier, kryeministri Rama publikon foton paraprake të takimit

Teksa nga njëra anë, një pjesë e banorëve të qytetit të Fierit protestojnë kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama, nga ana tjetër janë banorët që kanë dalë në shesh për ta pritur dhe dëgjuar atë, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Pak minuta para fillimit të takimit, kryeministri Rama ka zgjedhur të publikojë në Facebook një foto nga publiku në pritje të tij. Ai e ka titulluar postimin “Photo of the day” [Foto e ditës] dhe, pavarësisht se nuk ka asnjë shënim tjetër, kuptohet qartë ironia me protestuesit në një rrugë jo shumë larg qendrës së Fierit.