Ballina Aktualitet Fier, kryeministri Rama për 8 Mars, protestuesit konfrontohen me policinë

Fier, kryeministri Rama për 8 Mars, protestuesit konfrontohen me policinë

Në Fier, qindra protestues me pankarta në duar kanë kundërshtuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në qytet.

Ata janë mbledhur përpara selisë së degës së Partisë Demokratike dhe kanë nisur marshimin drejt ambienteve ku kryeministri do të zhvillojë takimin me rastin e 8 Marsit.
Trupa të shumta policore kanë ndërprerë rrugën e protestuesve për në ambientet ku kryeminstri do të zhvillojë takimin. Pas kësaj, protestuesit janë konfrontuar me policinë.