Ballina Aktualitet Fier, kryeministri Rama: Impiant për mbetjet urbane edhe në Durrës

Fier, kryeministri Rama: Impiant për mbetjet urbane edhe në Durrës

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në impiantin e përpunimeve të mbetjeve në Fier, është shprehur se një projekt i tillë duhet të aplikohet edhe në Durrës, pasi situata me djegien e mbeturinave është emergjente.

Impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier pritet të përfundjë brenda këtij viti. Kryeministri Rama u shpreh se banorët e kësaj zonë do të shpëtojnë nga gangrena mjedisore si pasojë e pirgjeve të plehrave që mblidhen dhe digjen pa kriter.

“Një projekt i tillë kthehet në një tabelë qitjeje e fut e bjer kush të mundet, – tha kryeministri Rama, – por lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe për Durrësin. Edhe aty kemi situatë emergjence mjedisore.”