Ballina LAJME Fier, kryeministri Rama për protestën e unazës së Tiranës: Konflikti po përdoret...

Fier, kryeministri Rama për protestën e unazës së Tiranës: Konflikti po përdoret për qëllime politike

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorë të Libofshës në Fier, ku ka shpërndarë edhe disa leje legalizimi, ka folur për protestën e banorëve të unazës së re në Tiranë, duke theksuar se, sipas tij, ai është një konflikt i cili po përdoret nga opozita për qëllime politike.

“Nuk mund të legalizojmë aty ku ke zënë hapësirën e përbashkët, sepse i bie që gjithë populli që paguan taksa të punojë për të paguar ata të cilët janë të palegalizueshëm. Nuk mund të legalizojmë në kurriz të taksave të familjeve, nuk është e mundur. E dhimbshme, por e thjeshtë. Mua nuk po më mundin dot me votë dhe po i vënë flakën ku t’i dalë,” – u shpreh kryeministri Rama.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama bëri me dije se familjet me banesa të palegalizuara do të marrin bonus qeraje.