Ballina Aktualitet Fier, konferenca shkencore “Skënderbeu dhe Myzeqeja”

Fier, konferenca shkencore “Skënderbeu dhe Myzeqeja”

Konferenca shkencore e organizuar sot në Fier “Skënderbeu dhe Myzeqeja” risolli në kujtesë rolin dhe kontributin e Heroit Kombëtar në historinë e vendit tonë.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në 106-vjetorin e Pavarësisë së vendit, Bashkia e Fierit organizoi edhe këtë konferencë shkencore, që vjen po ashtu në përkujtim të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Gjatë punimeve të kësaj konference historianë të mirënjohur dhe personalitete në fusha të ndryshme, risollën në kujtesë gjithçka historike që lidh figurën kombëtare të Gjergj Kastriot Skënderbeu me trevën e Myzeqesë.