Ballina Aktualitet Fier, gruaja e zhdukur që prej 24 orësh

Fier, gruaja e zhdukur që prej 24 orësh

Një 56-vjeçare nga Fieri është zhdukur prej 24 orësh pa asnjë gjurmë. Mësohet se shtetasja Liljana Tafa nga fshati Zhupan ka humbur kontaktet me familjarët që në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

56-vjeçarja në momentin që është larguar nga banesa ka pasur veshur bluzë rozë me jelek gri si dhe tuta të zeza.
Familjarët kanë denoncuar që mbrëmjen e kaluar në polici për zhdukjen e saj si dhe kanë kontrolluar në spital dhe në morgun e Fierit.