Fier/ Futet me semafor të kuq dhe përplas motorin, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

329

Shtetasi A.K.,me një automjet tip “Golf” është futur me semafor të kuq dhe ka përplasur një motorr që drejtohej nga shtetasi M. S., 29 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që makina është pikasur 100 metra larg vendngjarjes e parkuar.

Shtetasi M.S ndodhet paraprakisht në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprakk

Sot rreth orës 12:25, te kryqëzimi në qendër të qytetit Fier, automjeti tip “Golf” në pronësi të shtetasit A. K., është përplasur me një motomjet picerie që drejtohej nga shtetasi M. S., 29 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.