Fier/Drejtuesi i mjetit aksidenton nënën me fëmijët e mitur dhe largohet nga vendngjarja

38

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në lagjen “Apollonia”.

Një automjet tip “Benz” dyshohet se ka përplasur këmbësoren E. B., 35 vjeçe dhe dy fëmijët e saj të mitur 7 dhe 9 vjeç dhe më pas dyshohet se drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Automjeti dyshohet se ka qenë duke lëvizur në bulevard, ndërsa ka përplasur nënën dhe dy fëmijët, të cilët janë dërguar në Spitalin e Fierit.

Shtetasja E. B dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.