Fier/”Benzi” merr përpara këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

200

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos

D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për të zbardhur ngjarjen.