Ballina Aktualitet Fier, Bashkia ndihma ushqimore për dy mijë familje në nevojë

Fier, Bashkia ndihma ushqimore për dy mijë familje në nevojë

Bashkia e Fierit edhe këtë fundvit u është gjendur pranë mbi dy mijë familjeve në nevojë në qytet dhe njësitë administrative.

Në vijim të një tradite të përvitshme, Bashkia e Fierit zgjodhi që të solidarizohet me familjet më në nevojë për festat e fundvitit.

Pakot ushqimore janë shpërndarë nga punonjësit e bashkisë për të gjitha familjet në vështirsësi ekonomike, të identifikuara më parë nga Zyra e Ndihmës dhe Përkrahjes Sociale.

“Ndihma që çdo familje të gëzojë këtë fundvit,” – u shpreh kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ndërsa uroi festat e fundvitit.