Ballina Aktualitet Fier, autorë të disa grabitjeve, një i arrestuar dy në kërkim

Fier, autorë të disa grabitjeve, një i arrestuar dy në kërkim

Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjecar me inicialet A. M., si dhe ka shpallur në kërkim A. H. dhe E.V., të tre nga Vlora, pasi akuzohet se janë autorë të disa grabitjeve të ndodhura në zonën e Frakull Cakran dhe Varibob gjate tre muajve të fundit.

Gjithashtu ata akuzohen edhe për grabitjen e dyqani në pronësi të K.Ç në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe rezultojnë të dënuar disa herë për akuzën e vjedhjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bën ndalimin e shtetasit A.M, 40 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. H. dhe E.V. Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K. Ç., Policia po punon për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale të vjedhjes e kryer në bashkëpunim,” – sqaron policia.