Ballina Aktualitet Fier, arrestohet i riu gjatë operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”

Fier, arrestohet i riu gjatë operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”

Një i ri në Fier ka rënë në prangat e policisë së qytetit në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve”. I arrestuari është shtetasi Alban Urlateanu 24 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe dy fishekë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.