Ballina Aktualitet Fier, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Fier, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 32-vjeçar nga Fieri është ndaluar nga policia pasi ishte dënuar me 10 muaj burg dhe ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se i riu me inicialet M.S është ndaluar pasi është dënuar nga Gjykata e Fierit me 10 muaj burg për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 236/2 i Kodit Penal.

“Më datë 06.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.S., vjeç 32, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale,” – thuhet në njoftimin e Policisë.