Fier, arrestohen tre persona, lëviznin të armatosur me autoveturë të blinduar

0
1

Policia e Shtetit në Fier ka zhvilluar një operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke arrestuar tre shtetas me precedentë penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Shtetasit e arrestuar lëviznin me një autoveturë të blinduar dhe, në momentin e arrestimit, atyre iu gjetën edhe dy pistoleta.

Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se shtetasit e arrestuar janë Sh. K., 33 vjeç, A. B., 35 vjeç, dhe R. L., 20 vjeç, që të tre banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në autoveturën e blinduar, e cila drejtohej nga shtetasi R. L., poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur shtetasi Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan edhe dy armë zjarri të tipit pistoletë, të cilat mbaheshin pa leje.