Ballina Aktualitet Fier, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Fier, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim në Lushnje dhe Fier. Të arrestuarit janë shtetasit Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier, dhe Fation Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i dy shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në burg për veprën penale të vjedhjes.