Ballina Aktualitet Fier, ambasadori Sattler: Në qershor presim vendim pozitiv për Shqipërinë

Fier, ambasadori Sattler: Në qershor presim vendim pozitiv për Shqipërinë

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare sot nga Apollonia.

Sattler tha se politika ka një rol të veçantë në vendin tonë, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i Austrisë është që Shqipëria të afrohet me BE. Po ashtu ai tha se Austria në qershor pret vendim pozitiv për Shqipërinë.

“Politika ka një rol të veçantë në Shqipëri. Austria është një nga mbrojtësit më të mëdhenj të këtij vendi. Kemi kryesinë e BE, qëllimi ynë kryesor në veçanti është që Shqipërinë ta afrojmë më afër BE. Qëllimi kryesor është që në qershorin e ardhshëm të shohim vendim pozitiv për Shqipërinë. Reforma në Drejtësi është një nga shembujt pozitiv që Shqipëria ka ndërmarrë për të ecur përpara. Javën e ardhshme do të kemi takim të gjykatësve dhe prokurorëve,” – tha Sattler.