Një aksident ka ndodhur në Fier, pasditen e sotme.

Një 26-vjeçar me automjetin e tij përplasi për vdekje një 60-vjeçar, i cili drejtonte një motorçikletë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”, ku shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë tip “Lifan” me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.