Ballina Aktualitet Fier, aksident i rëndë rrugor, përplaset për vdekje 45-vjeçari

Fier, aksident i rëndë rrugor, përplaset për vdekje 45-vjeçari

Një 45-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kaluar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur Ferras, ka humbur kontrollin teksa drejtonte mjetin tip “Opel” dhe është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi Saimir Miho, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë mesnatën e kaluar në Spitalin e Traumës në Tiranë.