Ballina Aktualitet Fier, aksident i rëndë rrugor, një i vdekur

Fier, aksident i rëndë rrugor, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur si “Zogu i Zi”, në qytetin e Fierit. Mësohet se një person me motoçiklete është përplasur nga një automjet i tipit Mercedes-Benz me targë AA 350 GZ në kryqëzimin e Lagjes “Apolonia”.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë drejtuesit të motoçikletës, ai ka mbërritur i vdekur në spital. Viktima është identifikuar si Petraq Shyqermeja, 68 vjeç.

Policia e Shtetit në Fier ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.