Ballina Aktualitet Fier, 35-vjeçari humbet jetën pas kontaktit me korentin

Fier, 35-vjeçari humbet jetën pas kontaktit me korentin

Një punonjës kabllori në Roskovec ka humbur jetën pas kontaktit me korentin.

35-vjeçari, Gentian Dervishi ka ndërruar jetë kur ka qenë duke punuar.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G.D duke punuar ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.