Ballina Kronikë Fier, 10 vjecari vret vëllain me thikë

Fier, 10 vjecari vret vëllain me thikë

Një ngjarje tragjke është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Fierit ku 13 vjecari ka ndërruar jetë në ambjentet e spitalit të këtij qytetit.

Sipas burimeve policore bëhet me dije se rreth orës 10:50, 13 vjeçari banues në fshatin Baltëz është dërguar nga familjarët e tij në Spitalin e Fierit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vëllezërit e mitur kanë pasur një zënkë më njëri tjetrin dhe më pas 10 vjeçari ka marë thikën duke goditur të vëllain.

Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave