Ballina BOTA Festival de Cannes 2019, fiton filmi koreanojugor “Paraziti” i regjisorit Bong Joon-ho

Festival de Cannes 2019, fiton filmi koreanojugor “Paraziti” i regjisorit Bong Joon-ho

Filmi “Paraziti” i regjisorit koreanojugor Bong Joon-ho fitoi dje në mbrëmje çmimin Palma e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. “Shumë faleminderit, – tha regjisori koreanojugor teksa mori në dorë çmimin. – Jam shumë i nderuar. Kam qenë përherë i frymëzuar nga kinemaja franceze, më shumë nga të gjithë nga Clouzot dhe Chabrol.”

Juria qëndrore e Festivalit të Filmit të Kanë, drejtuar nga regjisori dhe producenti i mirënjohur meksikan Alejandro Gonzalez Inarritu, i akordoi çmimin e madh filmit “Paraziti”, një film shtjellon një dramë familjare, për shkak të pabarazive sociale.

Ndërkohë, çmimin si aktorja më e mirë e fitoi anglo-amerikania Emily Beccham për rolin e saj në filmin “Little Joy” dhe aktori më i mirë u shpall spanjolli Antonio Banderas për rolin e tij në filmin “Pain and Glory”.

Çmimi i regjisorit më të mirë i shkoi dyshes Jean-Pierre dhe Luc Dardenne për filimin “Young Ahmed” dhe çmimi për skenarin më të mirë i shkoi Celine Sciamma për filmin “Portrait of a Lady on Fire”.