“Festë” në shtetin europian, asnjë vdekje nga koronavirusi

53

Danimarka është shteti europian i cili gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur asnjë vdekje nga koronavirusi. Ky bilanc me 0 jetë të humbura është cilësuar si moment historik, nga Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke, në llogarinë e tij Twitter.

Danimarka ka hyrë tashmë në fazën e dytë e cila përfshin lejimin e hapjes së shkollave për të rritur, postat tregtare si dhe restorantet.

Christian Wejse, shkencëtar në departamentin e sëmundjeve infektive në Universitetin Aarhus ka deklaruar se sëmundja është drejt zhdukjes.

83 përqind e të prekurve nga koronavirus në Danimarkë janë shëruar, teksa raportohet se 87 përqind e viktimave janë mbi 70 vjeç.