Festat e fundvitit, nxënësit e Kolegjit “Turgut Ozal” ndajnë dhurata për bashkëmoshatarët e tyre (VIDEO)

0
3

Veçanërisht në kohë të vështira, festat bëhen edhe më të bukura kur ato ndahen bashkarisht. Pikërisht me synimin për të qenë pranë fëmijëve, të cilët tërmeti i ka detyruar të lënë shtëpitë e tyre për t’u strehuar tek Diamma Resort, nxënësit e Kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës bashkë me përfaqësues të Klubit “Shpresa” kanë kaluar momente prekëse dhe emocionuese me bashkëmoshatarët e tyre.

Përkrahja, solidariteti dhe dashuria na bën më të fortë në këto ditë. Një prej mësueseve të Kolegjit “Turgut Ozal”, e cila shoqëronte nxënësit në këtë aktivitet, theksoi se, me dëshirën për të lumturuar bashkëmoshatarët e tyre, ishin vetë fëmijët që ndërmorën këtë iniciativë.

Në fakt, këtë gjë e vunë në dukje edhe vetë nxënësit e Kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës.

Që prej ditës së tërmetit, mjediset e sigurta të Diamma Resort në bregdeetin e Durrësit kanë mirëpritur shumë familje, të cilat kanë mbetur të pastreha. Padyshim që ata kanë nevojë për ndihmën e gjithësecilit prej nesh, por fëmijët e ndjejnë më të shumti këtë fatkeqësi dhe kjo iniciativë e nxënësve të Kolegjit “Turgut Ozal” ka bërë që edhe ata t’i kalojnë festat e fundvitit sa më qetë e më të gëzuar.