Ballina Kuriozitete Festat e fundvitit, ja tendencat e fundit në floke

Festat e fundvitit, ja tendencat e fundit në floke

Jemi vetëm një ditë larg Natës së Vitit te Ri, dhe ne mëndjen e shumicës së vajzave qëndron look-u i tyre për atë natë. Fokusi jonë aktualisht është përqëdruar tek flokët tuaj. Thonë se flokët janë gjysma e bukurisë.

Mjafton fantazia dhe dëshira për të guxuar që të krijoni flokë me shkëlqim. Gjatë festave të fundvitit i jepni një prekje origjinale flokëve tuaj, duke përdorur xixat, një nga trendet më të fundit të modës. Ndajini me vizë në anë dhe vendosni xixat vetëm në njërën anë, nga rrënjët deri tek gjysma e gjatësisë. Ky model është i thjeshtë dhe është perfekt për një mbrëmje fetive.

Efekti i flokëve të lagur është një trend i hershëm i cili së fundmi ështe kthyer në modë. Kjo mund të jetë një ide e mirë për një pamje të re sidomos tani në natën e ndërrimit të viteve.