Festat e fundvitit / Emigrantët kthehen për pushime, fluks udhëtarësh në Kapshticë

18

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kapshticës, në Qarkun e Korçës. Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, numri i qytetarëve shqiptarëve që kthehen në vend për pushime është i madh, ndonëse ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në vendin fqinj.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, përmes pikës kufitare të Kapshticës kanë hyrë 5532 shtetas shqiptarë, ndërkohë që kanë dalë 2981 shtetas të huaj dhe shqiptarë.