Festat e fundvitit / Emigrantët kthehen për pushime, fluks udhëtarësh në Durrës

70

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh edhe në pikën kufitare të Portit të Durrësit, ku gjatë 48 orëve të fundit kanë hyrë në vend mbi 10 mijë udhëtarë dhe më shumë se 2300 automjete.

Gjatë ditëve të fundit, tragetet e linjave Durrës-Bari e kthim, Durrës-Ankona e kthim dhe Durrës-Ravena e kthim kanë kryer 12 lundrime.

Periudha e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri përkon edhe me një periudhë relativisht të gjatë pushimesh në Itali, dhe për këtë arsye shumë emigrantë preferojnë që këto ditë t’i kalojnë pranë familjeve.