Festa pas orarit të lejuar i hap telashe 5 personave në Tiranë, policia gjen edhe drogë

173

5 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas një kontrolli në një lokal në zonën e Kinostudios, ku u konstatua dhe një sasi droge.

Mësohet se fillimisht kontrolli ka nisur për shkak se lokali ishte i hapur jashtë orarit zyrtar, dhe më pas Policia zbuloi se konsumohej lëndë narkotike nga personat e pranishëm.

Po ashtu një prej personave të vënë në pranga kishte thyer masën e ”arrestit të shtëpisë”.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, dhe as identitetet e personave të arrestuar.