Ballina Sociale Fenomeni i bullizmit, 20 përqind e nxënësve viktima

Fenomeni i bullizmit, 20 përqind e nxënësve viktima

Sipas studimit kombëtar të publikuar në 2017 nga projekti i përbashkët i KiE/BE, rreth 20 përqind e nxënësve pohuan se janë të përfshirë në fenomenin e bullizmit në shkollë.

Forma më e përhapur e bullizmit midis nxënësve është bullizmi psikologjik i pohuar nga 45% e tyre, i ndjekur nga ai verbal me 37% dhe ai fizik me 33% dhe se arsyeja kryesore që mësuesit mendojnë se nxënësit bien pre e dukurisë të bullizmit është për shkak të pamjes së jashtme (si mbipesha) me 73%.

Të dytët janë nxënësit që kanë vështirësi në të folur me 68% të rasteve dhe të tretët janë nxënësit që janë fizikisht më të dobët se të tjerët në 62% të rasteve. Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekzistonte një politikë specifike kundër-bullizmit në shkollat e tyre dhe se 77 % e tyre nuk kishin marrë trajnime për të trajtuar efektivisht këtë sjellje.