Ballina Aktualitet Fëmijët fatkeqë të Afganistanit

Fëmijët fatkeqë të Afganistanit

Fotografi i luftës Andrew Quilty udhëtoi me Save the Children në Afganistan, duke kapur portrete fëmijësh, jeta e të cilëve ishte shkatërruar nga konflikti në të cilin ndodhet vendi.

Në një seri portretesh, fëmijët përshkruajnë historitë e humbjes së të dashurve të tyre, dëmtimet fizike nga minat dhe braktisjen e shtëpive për shkak të luftimeve.

Pavarësisht se lufta në vendin e tyre vazhdon, fëmijët kanë shpresë dhe vendosmëri për të ardhmen, të regjistruar tashmë në programin e trajnimit dhe bamirësisë.

Statistikat e realizuara nga Kombet e Bashkuara tregojnë se 2018 ishte viti më vdekjeprurës i fëmijëve në 10 vitet e fundit, me më shumë se 900 jetë të humbura.