Fëmija humbi jetën pasi ra në kontakt me kabujt e zhveshur, Gjykata e Beratit nxjerr nga qelia dy zyrtarët

44

Ngjarja ku një fëmijë 4 vjeç humbi jetën në lulishte, pasi ra në kontakt me disa kabuj zbukurimi të zhveshur pati jehonë të madhe mediatike. Menjëherë policia arrestoi drejtorin e shërbimeve të Bashkisë Berat dhe përgjegjësin e ndriçimit.

Ngjarja ka marrë një rrjedhë tjetër, kjo pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka vendosur të nxjerrë nga burgu dy zyrtarët duke i ndryshuar atyre masën e sigurisë e duke i caktuar detyrim paraqitjeje.

Poli Ikonomi 32-vjeç dhe përgjegjësi i ndriçimit Llazar Oxholli 61 vjeç do të hetohen jashtë qelisë. Gjithashtu jashtë qelive do të hetohen edhe 4 elektriçistë.