Ballina Aktualitet Faturinoja në Durrës bie nga autobusi, policia arreston shoferin

Faturinoja në Durrës bie nga autobusi, policia arreston shoferin

Një faturino femër është plagosur pasi ka rënë nga urbani në qytetin e Durrësit. Për ngjarjen policia ka arrestuar shoferin e urbanit, i cili kishte lënë hapur, ndoshta për shkak të vapës, derën e autobusit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth ores 10:00 në linjën e Unazës së Durrësit, në zonën e Ish-Kënetës.

Njoftimi i policise

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.