Ballina Aktualitet Tiranë, shkarkimi i presidentit Meta, ja çfarë parashikon kushtetuta

Tiranë, shkarkimi i presidentit Meta, ja çfarë parashikon kushtetuta

Kushtetuta kërkon parlament me 140 deputetë, por sot në Kuvend janë plot 19 karrige bosh. Presidenti i Republikës shkarkohet me 93 vota, nga 140 të Kuvendit. Por sot në Kuvend socialistët në siglën e tyre kanë 74 mandate.

Vendimi i Kuvendit duhet të certefikohet nga Gjykata Kushtetese, pasi është ajo që vulos shkarkimin ose jo të kryetarit të shtetit. Sot, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Nuk ka asnjë anëtar me mandat dhe plotësimi i saj kërkon tre propozime nga Presidenti i Republikës, tre nga Gjykata e Lartë dhe tre nga Kuvendi.

Në kohën që Presidentit të republikës tentohet t’i hiqet mandati, edhe Gjykata e Lartë është jashtë funksioni.

Pa Gjykatë Kushtetuese, Presidentit të Republikës nuk mund t’i hiqet mandati.