Ballina Aktualitet Fashati SOS, presidenti Ilir Meta sjell atmosferën festive

Fashati SOS, presidenti Ilir Meta sjell atmosferën festive

Presidenti i vendit Ilir Meta, me rastin e festave të fundvitit ka organizuar  një drekë për fëmijët pa prinërit e tyre në Fshatin SOS.

Kreu i shtetit ishte i shoqëruar nga dy fëmijët e tij, Era dhe Besari si dhe nga aktori i humorit, Bes Kallaku.

Gjatë festës presidenti Meta i uroi vogëlushët për një vit të ri sa më të mbarë. Mes tingujve të muzikës, presidenti Meta i është bashkuar festës së fëmijëve, ndërsa ka kërcyer këngën e Besit, ‘Skifterja zemrës’.