Fara kanabisi në 146 gota plastike, arrestohet 32 vjeçari nga Skrapari

62

Një 32-vjeçar nga Skrapari është arrestuar pasi iu gjetën në banesë fara kanabisi të mbjella në gota plastike.

Nga kontrollet e policisë në banesën e shtetasit O.Gj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike ku brenda tyre kishte të mbjella fara të dyshuara narkotike kanabis sativa.

“Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po tentonte të kultivonte kanabis, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. Gj., shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 146 gota plastike ku brenda tyre kishte të mbjella fara të dyshuara narkotike cannabis sativa,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”