Katër persona janë arrestuar nga në Tiranë, pasi dyshohet se dërgonin qytetarë në Gjermani nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë së Covid-19.
Të arrestuarit kanë biznes privat një agjenci udhëtimi dhe sipas policisë ata janë E.V. 34 vjeç, G.K. 44 vjeçe, K.Ç. 32 vjeçe dhe P.C. 37 vjeç.
Destinacioni ka qenë kryesisht Gjermania. Sipas policisë, ata kanë shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ’COVID-19’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Article bottom Rectangle3