Ballina Kronikë Falsifikim vulash dhe skema mashtrimi, në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim

Falsifikim vulash dhe skema mashtrimi, në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale A.R., 46 vjeç, i cili rezulton i shpallur në kërkim për falsifikim vulash e stampash, si dhe për krijimin e skemave mashtruese. Sipas informacioneve të bëra të ditura në deklaratën e Policisë, dyshohet se i ndaluari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përfituar një sasi të konsiderueshme monetare nëpërmjet skemave të mashtrimit.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës kishte vendosur kundrejt tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ndjekjen e veprime të mëtejshme.