Ballina Showbiz Fahriye Evcen në ‘‘pritjen e ëmbël’’, zbulon barkun e rrumbullakosur

Fahriye Evcen në ‘‘pritjen e ëmbël’’, zbulon barkun e rrumbullakosur

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë në ‘‘qiellin e shtatë’’, sepse do të bëhen për herë të parë prindër. Pak javë më parë, mediat turke zbuluan edhe se aktorja do të sjellë në jetë një djalë.

Ndërkohë që kemi më në fund edhe një foto të Fahriye-s me barkun e rrumbullakosur dhe duket një yll. Aktorja turke shfaqet në natyre me disa fëmijë, teksa mban veshur një bluze të bardhë ku dallohet qartë pritja e ëmbël. Duket se ajo po e shijon shumë periudhën e shtatzënisë, pasi shfaqet shumë e lumtur duke buzëqeshur.

Dy aktorët po e shijojnë pritjen e ëmbël në qetësinë e njëri-tjetrit dhe kanë vendosur të qëndrojnë larg sheshit të xhirimit për pak kohë, duke refuzuar projektet e ardhshme.