Ballina LAJME Facebook, një grup hakerash izraelitë goditën platformën WhatsApp

Facebook, një grup hakerash izraelitë goditën platformën WhatsApp

Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook ka pranuar se, muajin e fundit, platforma e shkëmbimit të mesazheve WhatsApp është goditur nga një grup hakerash izraelitë, të njohur me emrin NSO Group. Facebook e ka cilësuar këtë grup hakerash si “një aktor i avancuar kibernetik”.

Për të parandaluar këtë sulm kibernetik, WhatsApp u bëri thirrje të gjithë 1,5 miliardë përdoruesve që të përditësojnë aplikacionet e tyre si një masë paraprake shtesë.

Megjithatë, sulmi nga hakerat izraelitë ishte i kufizuar vetëm në zbulimin e mesazheve nga një grup i caktuar përdoruesish, por Facebook nuk ka bërë të ditur se cilët ishin numrat e telefonave të përdoruesve të survejuar.