Ballina LAJME Facebook, ndryshime në përmbajtje dhe masa shtesë për mbrojtjen e privatësisë

Facebook, ndryshime në përmbajtje dhe masa shtesë për mbrojtjen e privatësisë

Facebook ka zbuluar një seri ndryshimesh, që prekin si vetë platformën Facebook, ashtu edhe platformat tjera sociale Instagram dhe WhatsApp. Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit.

Ndryshimet janë bërë të njohura nga vetë Mark Zuckerberg, sipas të cilit, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë. Në një fjalim për zhvilluesit e aplikacioneve, Zuckerberg përshkroi përqëndrimin e ri të kompanisë tek privatësia si “një ndryshim madhor” në mënyrën se si funksionon ajo.

Disa nga ndryshimet përfshijnë mesazhet në Messenger, që do të jenë tani të koduara me parazgjedhje. Kjo do të thotë se Facebook nuk do të mund të shohë përmbajtjen e mesazheve. Njëkohësisht, vetë Facebook është duke u ridizajnuar për të bërë grupet e komunitetit të centralizuara. Zuckerberg edhe më parë ka thënë se ai beson se njerëzit në të ardhmen do të duan të flasin privatisht në grupe të vogla dhe komunitete.