Ballina BOTA Facebook mbledh një miliard dollarë fonde për komunitetet dhe njerëzit në nevojë

Facebook mbledh një miliard dollarë fonde për komunitetet dhe njerëzit në nevojë

Shefi i një prej rrjeteve sociale më të populluara Facebook, Mark Zuckerberg njoftoi se fondet e mbledhura në Facebook nga donatorë të ndryshëm kanë tejkaluar shifrën një miliard dollarë.

Kjo shifër është arritur në rreth tre vjet dhe që në vitin 2015  FB ka prezantuar këtë projekt në dispozicion të OJQ-ve, komuniteteve dhe njerëzve që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Janë 20 milionë njerëz që kanë dhuruar ose kanë bërë mbledhje fondesh në platformë përmes funksioneve “Grumbullimi i fondeve” dhe “Bëni një donacion”.

Në botë ka një milion institucione OJQ, në 19 vende, të cilat mund të marrin donacione direkte përmes FB.

Disa nga entet jofitimprurëse janë Leukemia (AIL), Save the Children Itali, Emergjenca, Shoqata Italiane e Sklerozës Multiple (AIS) dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve (ENPA).