Ballina Kuriozitete Facebook, Instagram apo YouTube, çfarë duan më shumë shqiptarët në 2019

Facebook, Instagram apo YouTube, çfarë duan më shumë shqiptarët në 2019

Ndonëse jetojmë në epokën e lavdishme të Instagram-it, Facebook duket se ende nuk e ka humbur shkëlqimin e tij.  Për shqiptarët, vazhdon të jetë rrjeti social më e përdorur. Edhe pse në dukje i gjithë fokusi i të rinjve është përqendruar tek Instagram-i dhe platforma të ngjashme me të, të dhënat flasin ndryshe.

Media italiane Il Sole 24 ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale për vitin 12 dhe nuk ka ndryshime të mëdha krahasuar me atë të një viti më parë.

Përpos faktit që në vendin tonë njerëzit janë po aq të dhënë pas Facebook-ut, ky rrjet social është shumë i përhapur në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Evropë, Afrikë, Indi dhe Australi.

Përsa i përket vendit tonë, përdoruesit e internetit pjesën më të madhe të kohës, (49%) e shpenzojnë në Facebook, duke vijuar më tej më YouTube.