Ballina BOTA Facebook akuzohet nga Parlamenti Britanik

Facebook akuzohet nga Parlamenti Britanik

Një komision parlamentar britanik akuzoi sot Facebook-un për shpërndarjen e të dhënave personale të përdoruesve, të disa kompanive të caktuara.

Facebook është vetëmbrojtur ndaj çdo parregullsie.

“Publikimi i këtyre dokumenteve është në interes të publikut,” – shprehet në një postim në “Twitter” Damian Collins, kryetar i Komisionit për Dixhitalizimin, Kulturën dhe Mediat (DCMSC) i Dhomës së Komunëve.

Ata ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën sesi i menaxhon Facebook-u të dhënat e përdoruesve, politikat në fushën e bashkëpunimit me hartuesit e aplikacioneve dhe mënyrën se si ata ushtrojnë pozitën e tyre dominuese në tregun e mediave sociale”, përfundon ai.