Ballina Aktualitet Evropë Juglindore, BSH nis seminarin e Kërkimeve Ekonomike

Evropë Juglindore, BSH nis seminarin e Kërkimeve Ekonomike

Banka e Shqipërisë nisi të enjten seminarin e 12 ekonomik të kërkimeve për Evropën Juglindore.

Ky seminar synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore mbi çështje të lidhura me bankingun qendror dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, dhe institucioneve të tjera kërkimore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se kërkimi shkencor brenda bankës qendrore, është një faktor, i cili luan një rol të rëndësishëm si në procesin e analizimit të drejtë të të dhënave, ashtu edhe në mirëpërgatitjen e reagimit institucional e vendimmarrjen përkatëse.

Gjithashtu Sejko tha se Banka e Shqipërisë i mbështet rregullisht dhe në mënyrë aktive vendimet e saj, në rezultatet e punës kërkimore.