Ballina Showbiz Evi Reçi reagon pas përfoljes në lidhje me Mc Kreshën

Evi Reçi reagon pas përfoljes në lidhje me Mc Kreshën

Pas qarkullimit të lajmit të sotëm se këngëtarja e njohur Evi Reçi është e lidhur me reperin nga Kosova, MC Kresha, Reçi reagoi duke e mohuar atë menjëherë.

U aludua se dyshja është në një lidhje prej dy vitesh, mirëpo mesa duket romanca e tyre nuk është e vërtetë.

Këngëtarja është shprehur se ky lajm nuk është i vërtetë. Pa dhënë detaje shtesë, Evi thjesht ka reaguar ndaj lajmit ku shkruhej se ajo është në një marrëdhënie me reperin. Pra, u qartësuam të gjithë: Evi dhe MC Kresha nuk janë të lidhur.