Evazion fiskal, modelja e famshme dënohet me 9 muaj punë të detyruar

30

Bar Rafaeli, modelja e njohur është dënuar me 9 muaj punë të detyruar.

Këtë dënim ka marrë ikona e modelingut nga izraeli e shpallur fajtore për evazion fiskal.

Me këtë dënim është mbyllur ky proces gjyqësor i zgjatur 5 vjet.

Gjithçka filloi në vitin 2015, kur autoritetet izraelite nisën hetimet për fshehje pasurisë ndaj supermodeles Bar Rafaeli dhe nënës së saj Zipi, e cila punonte si menaxhere e së bijës.

Nëna e saj u dënua me 16 muaj burgim.

Të dyja nënë e bijë mendohet të mos kenë deklaruar miliona dollarë.

Përveç dënimit do të duhet të paguajnë 730 mijë dollarë gjobë.

Gjatë paraqitjes në gjykatë modelja 35-vjeçare deklaroi se, “Ju garantoj se nuk do më shikoni më. E mora mësimin! Jam penduar për veprimet e mia”.

Ndër të tjera ajo shtoi se akuzohej, kur ishte 20 vjeçe, tashmë është më e ndërgjegjshme për veprimet e saj.