Ballina Aktualitet “Eurovizion”, Jonida Maliqi shkëlqen në natën finale

“Eurovizion”, Jonida Maliqi shkëlqen në natën finale

Shqipëria performoi e dyta në finalen e madhe të Eurovision-it dhe siç ishte e pritshme këngëtarja Jonida Maliqi e përfaqësoi vendin tonë në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Maliqi u prit me duartrokitje të shumta. Koreografia e saj ishte e mahnitshme, ndërsa u prit mjaft përzemërsisht. Shqipëria kaloi në finale dy ditë më parë, ku Shqipëria e mori këtë të drejtë pas votave të mbërritura në festival dhe u rendit mbrëmjen e djeshme në vendin e 18-të.

E shoqëruar në skenë nga 3 backvokalistët  shqiptarë, zëri i saj la mbresa tek të gjithë ,duke e  konsideruar si artisja me zërin më të mirë femëror në këtë edicion dhe si artistja që ka kënduar më mirë live nga gjithë të tjerët.