Ballina Uncategorized Eurostat, vdekjet nga diabeti, Shqipëria kryeson listën e shteteve evropiane

Eurostat, vdekjet nga diabeti, Shqipëria kryeson listën e shteteve evropiane

Sot është dita ndërkombëtare e sëmundjes së diabetit, sëmundje e cila vlerësohet se është shkaktari i shtatë i vdekjeve në botë.

Sipas të dhënave në Shqipëri numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është më e lartë se në çdo vend tjetër të Evropës.

Kjo rritje e trefishtë e nivelit të vdekshmërisë nga diabeti, sipas raportit vjen për shkak të nivelit të lartë të glukozës, dietës jo të shëndetshme, obezitetit dhe inaktivitetit fizik.

Të dhënat e Eurostat për normën e vdekjeve të shkaktuara nga diabeti tregojnë se vendet e Europës Juglindore janë më të prekura. Vendi me normën më të lartë pas Shqipërisë për vdekjet nga diabeti është Qipro, ku në 2015-n llogariteshin 65 vdekje për 1 m8ilionë banorë. Pas Qipros renditet Turqia me 49 vdekje për 1 milion banorë, Malta me 46 për 1 milion dhe Serbia me 44 për 1 milion banorë