Ballina Aktualitet Eurostat, raporti: Veriu i Shqipërisë, zona më e varfër në të gjithë...

Eurostat, raporti: Veriu i Shqipërisë, zona më e varfër në të gjithë Evropën

Një nga zonat që po përballet me varfërinë ekstreme në vendin tonë është Veriu i Shqipërisë, madje kjo zonë sipas të ardhurave renditet më e varfra në Evropë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në një raport të 2016-s për prodhimin e brendshëm bruto ku u përfshinë 28 vende, të ardhurat e banorëve të Veriut të Shqipërisë janë vetëm sa 23.8% e mesatares së shteteve të Bashkimit Evropian.

Shqipëria është e ndarë në tre rajone, Veriu, Jugu dhe Qendra. Të ardhurat për frymë të Veriut janë shumë më të ulëta sesa rajoni i dytë më i varfër në listë, që është Severozapaden i Bullgarisë, me 29.47%.

Rajoni i tretë më i varfër i Evropës është Jugu i Shqipërisë, me 29.52% të mesatares së Bashkimit Evropian, më pas renditen Mayotte në Francë (33.27%), dy rajone të Bullgarisë, Yuzhen tsentralen (33.53%) dhe Severen tsentralen (33.95%).